Qendra Islame Shqiptare “ LËVIZJA “ e.V. Schwäbisch Gmünd
Qendra Islame Shqiptare “LËVIZJA” me selinë e saj në Schwäbisch Gmünd – Gjermani është qendër kulturore e pavarur dhe e pandikuar nga subjekte politike, fanatike apo ekstremiste.
Synimet që i thekson janë:
- Kultivimi i vlerave fetare Islame, atyre kombëtare shqiptare dhe në përgjithësi vlerat e popujve tjerë ballkanikë.
- Ndihma për të zvogëluar problemet shoqërore të popullit shqiptar që jeton në Gjermani.
- Njoftimi i gjermanëve me kulturën shqiptare.
- Kontaktimi dhe këmbimi i përvojave me shoqatat dhe subjektet e ndryshme joqeveritare.
- Anëtarësimi:
Në QISH “LËVIZJA” ka të drejtë anëtarësimi çdo shqiptar dhe çdo person që pranon rregulloren e Qendrës, qoftë mashkull apo femër.
Nëse bëheni anëtar i Qendrës Islame Shqiptare, ju keni këto mundësi:
- T’i ndiqni falas kurset e ndryshme fetare, kompjuterike apo gjuhësore që do t’i QISH “LËVIZJA”, për ju dhe për më të dashurit tuaj, fëmijët.
- Ta shfrytëzoni vend-argëtimin e fëmijëve për fëmijët tuaj.
- Të mësoni leximin e Kuranit Famëmadh, ju dhe fëmijët tuaj.
- I ofrojmë ndihmë fëmijëve që kanë probleme me kuptimin e mësimeve në shkollë,
- Përfitoni nga libraria islame e QISH “LËVIZJA” që do të jetë e pasuruar me shumë libra nga lëmenj të ndryshëm.
- Të sëmurit dhe të burgosurit tuaj, shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e të rinjve do t’i vizitojë Hoxha i Qendrës për tu ofruar ndihmën e mundshme.
- Në rast vdekjeje të anëtarit, QISH “LËVIZJA” pjesërisht do të ndihmojë në përgatitje të xhenazes.
- Çdo muaj të Ramazanit do ta shijoni – insha ALLAH – me tërë atmosferën që meriton, duke filluar nga ligjëratat në gjuhën shqipe, namazi i teravive, mukabelet, namazi i natës, iftaret dhe tribunat.
- Falja e namazit të Bajramit do të organizohet rregullisht dhe ashtu si i ka hije.
- Mund të konsultoheni me Hoxhën e Qendrës për gjithçka që ju intereson rrethë çështjeve fetare apo shoqërore.
- Të merrni pjesë në argëtimet sportive dhe aktivitetet tjera të lira.
- Zgjedhjet për anëtarë të kryesisë mbahen në çdo vitë me ç’rast ju keni të drejtë votimi por edhe të propozoheni për tu zgjedhur, me kusht që namazet farze ti falëni rregullisht, pagesën e anëtarësisë ta keni kryer rregullisht dhe anëtarësimi juaj t’i ketë kaluar 12 muaj.
- Largimi nga Qendra Islame Shqiptare bëhet me:
- Vdekjen e anëtarit,
- Përjashtim nga ana e Kryesisë së QISH “LËVIZJA”, nëse anëtari thyen rendin shtëpiak ose nuk e kryen pagesën rregullisht,
- Largim vullnetar.
9:18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë). (Teube)
72:18. Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! (Xhinn)
7:29. Thuaj: „All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai. (A’raf)
Kontakti:
Kryetar: Abdylrrahim Leci 0176 48 37 31 88
Nënkryetar: Urim Hasani 0176 89 08 73 76
Arkatar: Mentor Mehmeti 0176 42 14 72 3
Konto për pagesat e antarësis:
IBAN: DE21 6145 0050 1000 8996 36
BIC: OASPDE6AXXX
Kreissparkasse Ostalb
www.xhamia-gmund.de | info@xhamia-gmund.de
Adresa e Xhamisë:
Buchstr. 21
73525 Schwäbisch Gmünd
Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare „LËVIZJA“,
Schwäbisch Gmünd, 28 Ramazan 1436 / 15 Korrik 2015
Islamisch albanisches Zentrum “LËVIZJA” e.V. Schwäbisch Gmünd