UIAZD-BW
Projekti 2021
“KURANI I FISNIK“
Kuptimi i tij në gjuhën shqipe.
Unioni i Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë, dega Baden-Württemberg, UIAZD-BW ka kënaqësinë që të fillojë një bamirësi të shumëkërkuar me moton:
„Kontribo në rishtypjen e tij dhe dhuro Kuranin aty ku dëshiron“
Ky, në fakt, është Projekti i radhës (2021) krahas disa projekteve të realizuara me sukses nga UIAZD-BW gjatë vitit të kaluar.
„KURANI I FISNIK“ është një ribotim dhe rishtypje e Kuranit famëlart të mbështetur në përkthimin e Hfz. Sherif Ahmeti, i cili po përgatitet për shtyp nga specialistë të ndryshëm të fushës.
Kërkojmë donatorë për të ribotuar “Kuranin e Madhërishëm me Kuptimet e tij në Gjuhën Shqipe”. Janë planifikuar të rishtypen gjithsejtë 10.000 (dhjetëmijë) kopje të Kuranit.
› Bëhu pjesë e kësaj Bamirësie (Sadakaje) rrjedhëse ‹
☝ Prodhimi i Kuranit kushton => 1 kopje = 4,- Euro
Kopjet e ribotuara të Kuranit do të shpërndahen falas nëpër Xhamitë e Baden-Württembergut – Gjermani si dhe nëpër të gjitha qendrat tjera islame, ku këkohet nevoja.
Mbështetja juaj do të mundësojë që shumë besimtarë shqiptarë, në rrethinën tonë, ta kenë në duar Librin e fundit hyjnor që iu shpallë Muhamedit s.a.v.s për t’ia kumtuar gjithë njerëzimit.
Për më shumë Informata, mos hezitoni të na kontaktoni!
Kontribo në Paypal ktu Linku: https://paypal.me/pools/c/8zDkP80fWF
Kontribuo me IBAN: Islamisch Albanisches Zentrum „Lëvizja“ e.V.
IBAN: DE21 6145 0050 1000 8996 36
Verwendungszweck: Spende, „Kurani Fisnik“
Ve Selamu Alejkum
Sabedin Leci 0172 8704088
Sekretar i UIAZD-BW
—————————————————————–
NJOFTIM për faljen e Bajramit në raste të pazakonta.
Esselamu alejkum,
meqë falja e Bajramit kësaj radhe për arsye tanimë të njohura nuk do të mund të falet në Xhami, ju njoftojmë se si duhet të veproni në shtëpitë tuaja.
Namazin e Sabaut e falni ora 04:45 kurse
namazin e Bajramit NË SHTËPI me Familjen tuaj mund ta falni ora 06:10.
Udhëzime për faljen e Bajramit i gjeni në videon e mëposhtme.
Allahu Mëshirëplotë ua pranoftë agjërimin e Ramazanit dhe të gjitha adhurimet tjera.
Esselamu alejkum
Kryesia e Qendres islame shqiptare „LËVIZJA“
Buchstr. 21
73527 Schwäbisch Gmünd
www.xhamia-gmund.de
Imsakija per vitin 2020
KOMUNIKAT PËR OPINION
UIAZD themelon Degën për Baden Württemberg (UIAZD-BW)
Schwäbisch Gmünd 16.03.2019
Këtë të shtunë me 16.03.19 në Schwäbisch Gmünd UIAZD i përfaqësuar nga z. Rexhep ef. Sulejmani – zv. Kryetar dhe z. Salahudin Ibra – Sekretar, mbajti mbledhjen e rradhës në lidhje me themelimin e degës për rajonin e Baden Württembergut.
Gjatë një diskutimi vëllazëror, në praninë e 13 anëtarëve me të drejtë vote, të këtij unioni UIAZD themeloi degën për rajonin Baden – Württemberg me seli në Stuttgart.
Përmës një votimi të hapur, më shumicë votash u zgjodh Kryesia e Degës së UIAZD për Baden – Württemberg me përfaqësuesit si në vijim:
Driton Morina – Kryetar
Milaim Limani – zv. Kryetar
Abdylrrahim Leci – zv. Kryetar
Sabedin Leci – Sekretar, dhe
Muhamet Maliqi – Arkëtar.
Synimet e UIAZD-Baden Württemberg
Z. Sulejmani sqaroi se synimi i themelimit të kësaj dege është lehtësimi i mbarëvajtjes së jetës fetare dhe kulturore të muslimanëve të trevave shqiptare në rajonin e Baden – Württemberg.
Asistimin dhe lehtësimin e integrimit si dhe përafrimin dhe përfaqësimin sa më të denjë të tyre pranë autoriteteve në rajon dhe vend.
Ai përcolli edhe përshendetjet dhe miratimin e Kryetarit të UIAZD, z. Mensur ef. Halili, duke i dëshiruar Degës së Rajonit të Baden – Württemberg gjithë të mirat dhe suksese në realizimin e aspiratave të tyre.
Me respekt dhe shumë selame,
UIAZD – Düsseldorf
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
TAKVIMI për vitin 1440/ 1441 dhe Kalendari 2019
ZBRITENI TAKVIMIN SI PDF PER MUAJIN JANAR 2019
Kliko këtu dhe zbrite => Janar 741-KB Takvmi 2019 Download
Adresa e Xhamis:
Buchstr. 21
73525 Schwäbisch Gmünd
(te SEDA MARKET)
Për informata: 0176 48 37 31 88
Kontakti:
Kryetar: Abdylrrahim Leci 0176 48 37 31 88
Nënkryetar: Urim Hasani 0176 89 08 73 76
Arkatar: Mentor Mehmeti 0176 42 14 72 3
Konto:
Islamisch albanisches Zentrum “LËVIZJA” Schwäbisch Gmünd e.V.
IBAN: DE21 6145 0050 1000 8996 36
BIC: OASPDE6AXXX
Kreissparkasse Ostalb